Ndërlidhjet

Amnesty International dënon rrahjen publike në Afganistan


Amnesty International

Amnesty International

Amnesty International është duke dënuar si "të pështirë" të rrahurën publike të një burri dhe një gruaje në Afganistan për "tradhti bashkëshortore."

Përmes një komunikate të lëshuar sot, organizata për të drejtat e njeriut u bëri thirrje autoriteteve afgane t'i vënë parë drejtësisë personat e përgjegjshëm.

"Dënimet trupore përbëjnë dënim të egër, çnjerëzor dhe degradues, dhe në këtë rast, me shkallën e dhunës dhe poshtërimit të treguar, mund të quhet torturë", tha Horia Mosadiq, hulumtuese në Amnesty International në Afganistan.

Talibanët dhe grupe të tjera të armatosura kryengritëse janë gjithashtu shpesh përgjegjëse për ndëshkimet trupore në publik, si dhe kryerjen e ekzekutimeve publike.

XS
SM
MD
LG