Ndërlidhjet

logo-print

Migrantët - Orban takon liderët evropianë


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, takon sot në Bruksel udhëheqësit evropianë, me të cilët do të bisedojë për krizën e migrantëve.

Qysh të martën, mijëra migrantë mbeten të bllokuar në stacionin kryesor të trenave në Budapest.

Autoritetet hungareze i kanë penguar ata të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore, duke thënë se po zbatojnë rregullat evropiane.

Sipas një rregulli të BE-së, i njohur si Rregullorja e Dablinit, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së që hyjnë.

Të mërkurën, Gjermania, Italia dhe Franca kanë bërë thirrje për “shpërndarje të drejtë” të migrantëve nëpër vendet e BE-së.

Por, kryeministri hungarez ka shumë gjasa që të kundërshtojë këtë propozim.

Muajin e kaluar, 50,000 migrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari, për të vazhduar në vendet e Evropës perëndimore.

XS
SM
MD
LG