Ndërlidhjet

Ushtria izraelite ka sulmuar sërish Rripin e Gazës


Palestine - Sheikh Ismail Haniyeh, figurë e lartë e Hamasit.

Palestine - Sheikh Ismail Haniyeh, figurë e lartë e Hamasit.

Ushtria izraelite ka konfirmuar edhe një sulm tjetër mbi forcat e Hamasit, në Rripin e Gazës, ku mbrëmë këta ta fundit kanë sulmuar me armë zjarri disa shtëpi në jug të Izraelit, raporton AFP.

Nga të shtënat në Gaza janë goditur disa shtëpi në Netiv Haasara, në pjesën veriore të një enklave palestineze, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë izraelite.

Armata nuk ka qenë në gjendje të idenfikojë, nëse sulmet kanë ardhur nga bazat e Hamasit.

Burime brenda forcave të sigurisë në Palestinë kanë thënë se dy raketa kanë goditur një qendër trajnimi në Beit Lahiya, që i takon një krahu ushtarak të Hamasit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

XS
SM
MD
LG