Ndërlidhjet

logo-print

Akademiku Nushi, “simbol i dijes dhe i paqes”


Pajazit Nushi

Pajazit Nushi

Udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë ngushëlluar familjen Nushi me rastin e vdekjes së akademik Pajazit Nushit.

Nushi, një ndër personalitetet më të shquara të shkencës, arsimit e kulturës në Kosovë, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 82-vjeçare.

Ai ka ligjëruar në Fakultetin Filozofik, ndërsa ka ushtruar edhe detyra të ndryshme administrative në Kosovë dhe në ish-federatën jugosllave, kryesisht me çështje të organizimit të sistemit arsimor, të punës shkencore dhe të krijimtarisë kulturore dhe artistike.

Presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, e ka përshkruar atë si “simbol të dijes dhe të paqes”.

Sot në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore për akademikun Nushi.

XS
SM
MD
LG