Ndërlidhjet

UNICEF: 13 milionë fëmijë në Lindje të Mesme nuk kanë qasje në shkollim


Moldova -Logo e UNICEF

Moldova -Logo e UNICEF

Rreth 13. 7 milionë fëmijë janë të privuar nga shkollimi si pasojë e luftërave në Lindje të Mesme. Në një raport të publikuar sot nga UNICEF, thuhet se statistikat përfshijnë diku rreth 40% të fëmijëve, të moshës për shkollë, në Siri, Irak, Jemen, Libi dhe Sudan.

Raporti tërheq vërejtjen se kjo shifër mund të arrijë në 50 %, nëse konfliktet vazhdojnë të përshkallëzohen.

Raporti “ Edukimi nën Konflikt” raporton se 9 mijë shkolla në Siri, Irak , Jemen dhe Libi, nuk janë në gjendje të përdoren për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Në raportin e viti të kaluar, UNICEF-i, kishte dokumentuar 214 sulme në shkolla në vendet e Lindjes së Mesme. Sipas kësaj agjencie të OKB-ës, duhet edhe një fond prej 300 milionë dollarësh, në mënyrë që fëmijë në zonat e prekur nga luftërat në Lindje , të kenë qasje në shkollim.

XS
SM
MD
LG