Ndërlidhjet

logo-print

Orban: Migrantët, problem i Gjermanisë


Orban dhe Schulz. Bruksel, 3 shtator 2015.

Orban dhe Schulz. Bruksel, 3 shtator 2015.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se populli në Evropë është “plot frikë”, sepse liderët e saj “nuk janë në gjendje” të kontrollojnë fluksin e paparë të migrantëve.

Duke folur pas takimit me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në Bruksel, Orban e ka përshkruar krizën me migrantë si “problem të Gjermanisë” dhe jo Evropës.

“Askush nuk do të qëndrojë në Hungari. Puna jonë është vetëm t’i regjistrojmë ata”, ka thënë Orban.

Komentet vijnë në kohën kur së paku 2,000 migrantë qëndrojnë të bllokuar në Budapest qysh më 1 shtator, pasi autoritetet hungareze kanë mbyllur stacionin e trenit për ta.

Shumica e tyre duan të udhëtojnë në Gjermani, por Hungaria thotë se po zbaton rregullat e Bashkimit Evropian.

Sipas një rregulli të BE-së, i njohur si Rregullorja e Dablinit, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së që hyjnë.

Policia ka rihapur sot stacionin e trenit Keleti, por kompania hekurudhore e Hungarisë ka thënë se ka pezulluar të gjithë trenat ndërkombëtarë drejt Evropës perëndimore.

XS
SM
MD
LG