Ndërlidhjet

100 mijë imigrantë të shpërndahen në vendet e BE


Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në konferencë të përbashkët në Bruksel.

Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në konferencë të përbashkët në Bruksel.

Vendet anëtare të BE-së, duhet menjëherë të ofrohen për të shpërndarë në vendet e tyre të paktën 100 mijë azilkërkues ka thënë Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Ai ka thënë se duhet të krijohen edhe qendra për azilkërkuesit, jashtë vendeve të Bashkimit Evropian.

“ Shpërndarje e barabartë e 100 mijë refugjatëve në mes vendeve të BE-së, është ajo çfarë duhet të bëjmë ne” ka thënë Tusk, në një konferencë të përbashkët në Bruksel,me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Vendet e Eurozonës janë dakorduar që t’i shpërndajnë 32 mijë azilkërkues nga Italia dhe Greqia. Një propozim i ri nga vendet e BE-së, pritet të bëhet javën e ardhshme.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka thënë se qendrat për pritjen e refugjatëve duhet të ndërtohen afër zonave të luftës, jashtë Evropës. Sipas tij liderët e vendeve të BE-së, duhet të jenë të gatshëm për të ofruar më shumë të holla për krizën e refugjatëve.

XS
SM
MD
LG