Ndërlidhjet

Forcat Basij kryejnë stërvitje në Teheran


Forcat Basij në Teheran, 3 shtator

Forcat Basij në Teheran, 3 shtator

Forcat paramilitare iraniane Basij, kanë mbajtur ushtrime dy-ditore në kryeqytetin e vendit, Teheran.

Rreth 50 mijë anëtarë të kësaj force morën pjesë në stërvitjen e sotme.

Zëdhënësi i Basij, gjenerali Nasser Shabani tha se stërvitja kishte për qëllim të "dëshmojë aftësinë ushtarake për të mbrojtur kombin".

Një komandant, gjenerali Hossein Salami, përshëndeti forcën duke e quajtur "mburojë e përjetshme" për mbrojtjen e "sistemit të shenjtë të Republikës Islamike".

Kjo forcë, e krijuar nga themeluesi i Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, me qindra mijëra ushtarë luajtën një rol kyç në ndalimin e protestave të opozitës në vitin 2009.

Më 2 shtator, anëtarët e forcës zbuluan një pllakë anti-amerikane në portën e ish-Ambasadës së SHBA-së në Teheran.

Pllaka mbart një listë të dënimeve të Amerikës të shqiptuara nga Homeini.

XS
SM
MD
LG