Ndërlidhjet

Khamenei: S'ka marrëveshje pa largim të sanksioneve


Ayatollah Ali Khamenei

Ayatollah Ali Khamenei

Lideri Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se fuqitë botërore duhet të largojnë sanksionet ndërkombëtare si pjesë e marrëveshjes bërthamore.

Përmes deklaratave gjatë një transmetimi në televizioni shtetëror, Khamenei paralajmëroi se "nuk do të ketë marrëveshje” nëse sanksionet nuk largohen.

Ai tha se Irani pjesërisht do t’i përmbushë përkushtimet e tij nëse sanksionet nuk suspendohen.

Marrëveshja e arritur në muajin korrik, mes Iranit dhe fuqive botërore, thotë se sanksionet do të largohen gradualisht në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor të Iranit.

Një komitet special i krijuar nga parlamenti iranian tashmë ka filluar rishikimin e marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG