Ndërlidhjet

Kërkohet nga Rusia lirimi i një zyrtari të Estonisë


Eston Kohver
Eston Kohver

Ministrat e Jashtëm nga vendet nordike dhe baltike kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të një zyrtari të sigurisë të Estonisë, i dënuar së fundmi në Rusi me 15 vjet burg.

Eston Kohver, një oficer në Shërbimin e Sigurimit të Brendshëm të Estonisë, u dënua më 19 gusht në një gjyq me dyer të mbyllura, pasi u gjet fajtor për spiunazh dhe kalim ilegal të kufirit rus.

Estonia i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se Kohver u rrëmbye në Estoni një vit më parë dhe u dërgua në Rusi.

Në takimin në Kopenhagë sot, ministrat e Jashtëm thanë se "rrëmbimi i Kohver dhe ndalimi i paligjshëm në Rusi përbën një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar".

Ata i kërkuan gjithashtu Rusisë për lirimin e regjisorit ukrainas Oleh Sentsov dhe të bashkëpandehurit të tij Oleksandr Kolchenko, të cilët ishin dënuar me 25 gusht me 20 dhe 10 vjet burg, për akuza për terrorizëm.

XS
SM
MD
LG