Ndërlidhjet

logo-print

Autoritetet në Kiev kanë mbyllur shkollat pasi tymi ka arritur në kryeqytetin ukrainas nga zjarret në pyjet e afërta.

"Duke pasur parasysh përhapjen e tymit nga zjarret në pyje larg rreth 30 kilometra nga Kiev dhe të nxehtit, ka qenë e rekomanduar që shkollat të mbyllen", tha bashkia e qytetit sot.

Të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura edhe nesër.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të mbajnë dritaret e tyre të mbyllura dhe të shmangin përdorimin e makinat.

Zjarret në pyje kanë shpërthyen në veriperëndim të Kievit për tri ditët e fundit.

Një zjarr që u ndez sot, përfshiu 15 hektarë pyje në jugperëndim të kryeqytetit.

Temperaturat në Kiev kanë arritur në rreth 36 gradë Celsius në dy ditët e para të shtatorit.

XS
SM
MD
LG