Ndërlidhjet

Suspendohet trajneri Andre Villas-Boas


 Andre Villas-Boas
Andre Villas-Boas

Trajneri i Zenit St. Petersburg Andre Villas-Boas është suspenduar për gjashtë lojëra nga Bashkimi i Futbollit të Rusisë për shkak se ka goditur një zyrtar të ndeshjes.

Pasi ekipi i Villas-Boas humbi ndeshjen 3-1 kundër Krylya Sovetov Samara më 29 gusht në Premier Ligën e Rusisë, ai u pa në televizion teksa shante zyrtarin Ivan Saraev, pastaj e sulmoi fizikisht.

Përleshja fizike nuk u incizua.

Megjithatë, kreu i komisionit disiplinor Artur Grigoryants tha sot se Villas-Boas "u largua nga hapësira e tij teknike dhe goditi zyrtarin e katërt në krahror".

Villas-Boas përpara ka qenë trajner i Chelsea dhe Tottenham.

XS
SM
MD
LG