Ndërlidhjet

Putin, Obama flasin për koalicionin anti-terrorizëm


Putin & Obama - foto arkivi

Putin & Obama - foto arkivi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për një koalicion ndërkombëtar kundër ekstremizmit, duke thënë se ka biseduar edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në lidhje me këtë çështje.

Putin u ka thënë gazetarëve, në margjina të Samitit Ekonomik Lindor në Vladivostok, se ai është në bisedime edhe me udhëheqësit e Turqisë, Arabisë Saudite, Jordanisë e të tjerë.

“Ne vërtet duam të krijojmë një lloj koalicioni ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmim. Për këtë qëllim, kemi mbajtur konsultime me partnerët amerikanë. Kam folur personalisht me presidentin amerikan, Obama, për këtë çështje”, ka thënë Putin.

Duke folur për të tjera zhvillime, Putin ka bërë thirrje për investime në Lindjen e Largët të Rusisë.

XS
SM
MD
LG