Ndërlidhjet

logo-print

Rusia “kryen operacione” në Siri


Idlib, Siri

Idlib, Siri

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është duke monitoruar nga afër raportet se Rusia është duke kryer operacione ushtarake në Siri dhe ka paralajmëruar se operacionet e tilla mund të jenë “destabilizuese dhe kundërproduktive”.

Komentet vijnë pasi luftëtarët sirianë kanë postuar fotografi në mediat sociale, duke pretenduar se paraqesin aeroplanë dhe dronë rusë, pranë provincës Idlib.

Në lidhje me këto raporte ka reaguar edhe Pentagoni.

“Ju e dini fare mirë se rusët kanë pasur një marrëdhënie të gjatë me qeverinë në Siri dhe ata duhet të shpjegojnë saktësisht se çfarë janë duke bërë”, ka thënë për gazetarët zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Peter Cook.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë bërë vazhdimisht thirrje për largimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, nga pushteti.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të mirëpriste përfshirjen e Rusisë në një koalicion ndërkombëtar që është duke luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG