Ndërlidhjet

Biden nuk e di nëse do të garojë për president


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk e di nëse ka “energji emocionale” për të garuar për president.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një leksioni për politikën e jashtme në Atlanta.

Biden, 72 vjeç, ka humbur djalin e tij, Beau, nga kanceri, disa muaj më parë.

Mediat janë duke pritur me javë të tëra se Biden do të sfidojë kandidaten tjetër demokrate, Hillary Clinton.

Korrespondentët thonë se demokratët i kanë bërë thirrje Bidenit që të garojë, pasi fushata e Clintonit është duke luftuar me pyetjet rreth përdorimit të emailit të saj zyrtar gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit.

XS
SM
MD
LG