Ndërlidhjet

Bisedime në Evropë për krizën me migrantë


Budapest, Hungari

Budapest, Hungari

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Luksemburg për të adresuar krizën me migrantë, derisa kryeministrat e Grupit të Vishegradit do të diskutojnë për të njëjtën çështje në një samit të jashtëzakonshëm në Pragë.

Takimet vijnë derisa qindra migrantë mbeten të bllokuar në një stacion të trenave në Hungari.

Të enjten, autoritetet i kanë lejuar ata të marrin trenat nga Budapesti, por më vonë kanë bërë përpjekje t’i dërgojnë në kamp refugjatësh.

Mbi 350,000 njerëz nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë kaluar Detin Mesdhe këtë vit, për të arritur në Evropë.

Franca dhe Gjermania thonë se BE-ja duhet të kërkojë nga shtetet anëtare që të pranojnë një numër migrantësh, por Grupi i Vishegradit, që përfshin Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë, kundërshton idenë e kuotave për migrantë.

XS
SM
MD
LG