Ndërlidhjet

logo-print

Turqia përkrah sulmet kundër militantëve islamikë dhe kurdë


Parlamenti i Turqisë

Parlamenti i Turqisë

Parlamenti Turk ka votuar pro zgjatjes së luftimeve edhe për një vit, kundër militantëve islamikë dhe kurdë, në Siri dhe Irak.

Parlamenti është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme , për të diskutuar rreth urdhëresës aktuale, e cili skadon me 2 tetor. Urdhëresa lejon përdorimin e forcës ushtarake në Siri dhe Irak, si dhe lejon kalimin transit të forcave të huaja, në luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik. Ky mocion i është dorëzuar parlamentit turk, javën e kaluar me arsyetimin e “rritjës së rrezikut dhë kërcnimeve ndaj sigurisë nacionale të Turqisë përgjatë kufijëve jugorë”.

Në korrik, Ankaraja zyrtare kishte ndërmarrë disa ofensiva kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK) , pas një seri sulmesh të këtyre të fundit ndaj forcave dhe civilëve turk.

XS
SM
MD
LG