Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një ushtar armen nga forcat e Azerbejxhanit


Nagorno-Karabakh - Fotografi nga armët e përdorura nga forcat e Azerbejxhanit.

Nagorno-Karabakh - Fotografi nga armët e përdorura nga forcat e Azerbejxhanit.

Forcat e armatosura të Azerbejxhanit kanë vrarë një ushtar armen gjatë një përleshje në kufirin mes dy vendeve. Armenia është në konflikt disavjeçarë me Azerbejxhanin, pas shkëputjës së pjesës Nagorny Karbakh, që është një enklavë armene në Azerbejxhanë.

Aik Tevonian, ushtar armen, është vrarë mbrëmë pas sulmeve të Azerbejxhanit, në pjesën verilindore të kufirit, ka thënë zëdhënësi i i Ministrisë së Mbrojtjës së Armenisë, Artsrun Hovhannisyan. “Mbrëmë vonë forcat azerbejxhane, kanë sulmuar me predha fshatërat armene dhe me këtë rast janë plagosur edhe tre ushtarë të tjerë dhe dy civilë”- është shprehu Hovhannisyan.

Seperatistët armen, të mbështetur nga Yerevani zyrtarë, kanë marr kontrollin mbi pjesën Nagorny Karbakh, gjatë luftimeve në vitet ’90-ta. Edhe pas vite negociata, dy vendet nuk kanë arritur të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje të paqes.

XS
SM
MD
LG