Ndërlidhjet

IS-i vazhdon shkatërrimet në Palmira


Palmira, Siri
Palmira, Siri

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë hedhur në erë tri kulla funeralesh në qytetin antik, Palmira.

Shefi i antikave në Siri, Maamoun Abdul Karim, ka thënë se pjesa më e bukur dhe e ruajtur më së miri, është shkatërruar.

Monumentet ranore shumëkatëshe u përkisnin familjeve të pasura të Palmirës dhe janë ndërtuar në vitet 44 deri në 103 pas lindjes së Krishtit.

Shkatërrimi i tyre vjen vetëm pak ditë pasi militantët e Shtetit Islamik kanë hedhur në erë dy tempuj kryesorë të Palmirës.

Qyteti, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s, ka rënë në duart e grupit xhihadist qysh në muajin maj.

XS
SM
MD
LG