Ndërlidhjet

Dyshohet për helmim të ujit në veri të Kosovës


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Banorët e Zveçanit dhe Mitrovicës veriore që mbrëmë kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pas dyshimeve se në ujësjellësin rajonal janë hedhur materiale helmuese. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, raporton Beta.

Shefi i policisë rajonale, Zhelko Bojiq ka thënë se personi i arrestuar është nga Zubin Potoku dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Ai dyshohet se ka hedhur kemikate, në lumin Ibër, të cilat pastaj kanë arritur në fabrikën e përpunimit të ujit.

Banorët e këtyre dy vendeve, furnizohen me ujë nga fabrika e ujit në Shipol, e cila gjendet në pjesën jugore të Mitrovicës.

Në ujësjellësin e qytetit kanë lajmëruar se pas analizave do të dalin me raport, rreth cilësisë së ujit të pijës dhe vetëm pastaj do të normalizohet furnizimi me ujë.

.

XS
SM
MD
LG