Ndërlidhjet

Hungaria miraton ligje për kontrollim të migrantëve


Parlamenti i Hungarisë ka miratuar sot disa ligje, për kontrollimin e migrantëve që kanë hyrë në shtet, duke i dhënë zyrtarëve policorë më shumë autoritet, si dhe vendosjen e dënimeve strikte, duke përfshirë edhe arrestimin në rast të kalimit illegal të kufirit.

Hungaria është duke ndërtuar një mur gjemborë përreth kufirit me Serbinë, me qëllim të ndalimit të fluksit të madh të migrantëve, që ka arritur me mijëra, ku shumica prej tyre erdhën nga Siria dhe Afganistani.

Ligjet e reja do ta konsiderojnë si vepër kriminale nëse migrantët tentojnë ta kalojnë murin ose ta dëmtojnë atë, si dhe kalimi illegal i kufirit do të dënohet me 3 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG