Ndërlidhjet

Breedlove: Dialogu Kosovë - Serbi, faktor kyç i suksesit


Philip Breedlove
Philip Breedlove

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip M. Breedlove vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, thuhet se gjenerali Breedlove përshëndeti trupat e KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe të ndërlikuar të Ballkanit dhe nevojën për të vazhduar me përmbushjen e misionit, duke promovuar përparim dhe dialog në rajon.

“Marrëveshjet e fundit të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përpjekjet e KFOR-it, vërtetojnë rëndësinë e dialogut si faktor kyç i suksesit”, citohet të ketë thënë Breedlove.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë theksoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vendore, në mënyrë që të ruhet ambienti i qetë dhe i sigurt dhe liria e lëvizjes në mbarë Kosovën.

XS
SM
MD
LG