Ndërlidhjet

Karaxhiq operohet në Holandë


Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq

Lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiq, i cili është në pritje të vendimit për gjyqin e tij për gjenocid, në gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, ka pasur operacion në tëmth.

Sipas dokumenteve të lëshuara sot nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime për ish-Jugosllavi, Karaxhiq u operua në një spital të Holandës në fund të muajit gusht.

Karaxhiq doli para gjyqit i dyshuar për organizimin e krimeve serbe gjatë luftës së viteve 1992-95 të Bosnjës, që la rreth 100 mijë persona të vdekur.

Ai gjithmonë ka thënë se është i pafajshëm.

Gjyqi i tij përfundoi gati një vit më parë dhe gjyqtarët ende janë duke i konsideruar vendimet e tyre.

Prokurorët thonë se Karaxhiqit duhet t;i jepet dënim i përjetshëm.

XS
SM
MD
LG