Ndërlidhjet

Rusia tenton krijimin e Rrjetit të Spiunëve në Evropë


Kongresi themelues i Komunistëve Ndërkombëtar në Bashkimin Sovjetik, 1919.

Kongresi themelues i Komunistëve Ndërkombëtar në Bashkimin Sovjetik, 1919.

Agjencia e Republikës Çeke, për kundërzbulim, ka thënë se numri i spiunëve të Rusisë është shumë i lartë dhe se Kremlini po ndërton një rrjetë të spiunëve në Evropë, të ngjashëm me atë të Bashkimit Sovjetik, para luftës së parë botërore.

"Vlerësohet se Rusia është duke ndërtuar një strukturë në Evropë, mbi konceptin e Kominternës, e themeluar nga Bashkimi Sovjetik”, thuhet në raportin mujor të Shërbimit Informativ të Sigurisë së Çekisë, të publikuar dje.

Kominterna është shoqatë e partive komuniste, e cila ishte themeluar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1919.

Raporti thotë se Kremlini po mundohet të marrë në kontroll organizatat e komunitetit rus, në Çeki.

Raporti potencon se Rusia vazhdon të jetë e interesuar për sektorin e energjisë në Çeki, sidomos për centralet bërthamore.

XS
SM
MD
LG