Ndërlidhjet

Kosova merr kredi 39.9 milionë euro për hekurudhat


 Avdullah Hoti, Ministër i Financave

Avdullah Hoti, Ministër i Financave

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka treguar se ka nënshkruar një kredi me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në vlerë prej 39.9 milionë euro. Këto mjete do të përdoren për rehabilitimin e hekurudhave që lidhin Kosovën me Maqedoninë dhe Serbinë. Sipas tij, kredia është marrë me kushte shumë të volitshme, duke treguar se norma e interesit do të jetë vetëm 1 për qind.

Në një komunikatë për media, Ministri Hoti ka bërë me dije se kredia eshte në vlerë prej 39.9 milion euro për të financuar rehabilitimin e hekurudhës nga kufiri me Maqedoninë në Hanin e Elezit deri në Leshak në kufi me Serbinë, në gjatësi prej 148 kilometra,me kosto totale prej 195.5 milin euro. Projekti do të zbatohet në tri faza.

Sipas ministrit Hoti pas disa muajsh qeveria e Kosovës do të nënshkruaj edhenjë kredi tjetër me Bankën Evropiane përInvestime në vlerë prej 41.4 milion euro. Po ashtu, Komisioni Evropian do të mbështesë këtë projekt me 79.8 milion euro grant, si dhe grante prej 1.1 milion euro nga BERZH dhe 5.5 milion euro grant nga WBIF. Pjesa tjetër është kontribut i Qeverisë së Kosove ka thënë ministri Hoti.

Ai ka thënë se kjo kredi dhe të tjerat për projektet e ardhshme, do të hapin mundësi për një zhvillim më të shpejtë ekonomik të Kosovës, rritje të shpejtë të punësimit dhe integrim në tregjet rajonale dhe evropiane.

XS
SM
MD
LG