Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga merr pjesë në festivalin "Hardhfest"


Rahovec, 5 shtator 2015.

Rahovec, 5 shtator 2015.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në ceremoninë e festivalit të vjeljes së rrushit “Hardhfest”, që është mbajtur në Rahovec.

Në këtë ceremoni tradicionale, të pranishëm kanë qenë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve të Rahovecit, Afrim Sharku, si dhe zyrtarë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.

"Kjo është festa më e rëndësishme e stinës, që dëshmon një traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit të kësaj toke kaq të vlefshme të shtetit tonë", ka thënë pos tjerash Jahjaga.

Ajo ka vizituar edhe fshatin Krushë e Madhe dhe Kooperativën Bujqësore Krusha, në kuadër të promovimit të produkteve vendore.

XS
SM
MD
LG