Ndërlidhjet

Afganistani kërkon vazhdimin e ndihmës së donatorëve


Presidenti afgan, Ashraf Ghani.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani i ka bërë thirrje donatorëve ndërkombëtarë që të mbështesin “vendin e tij të plagosur”, i cili është duke u ballafaquar prej 14 vitesh me kryengritësit Talibanë.

Ghani i bëri këto thirrje gjatë konferencës së donatorëve që po mbahet në Kabul, kryeqyteti afgan.

Donatorët ndërkombëtarë janë zotuar se do ta ndihmojnë vendin me miliarda dollarë, gjatë viteve të ardhshme.

Presidenti, Ashraf Ghani tha se rindërtimi i Afganistanit do të jetë një "përpjekje afatgjate."

Ai është zotuar se do të punojë në përmirësimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht ato të grave, deri në konferencën tjetër të donatorëve, e cila pritet të mbahet në Bruksel, vitin tjetër.

XS
SM
MD
LG