Ndërlidhjet

Katër të vdekur gjatë një përleshje në Turqi


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Përleshjet mes militantëve kurdë dhe forcave turke, në pjesën lindore të vendit, kanë lënë të vdekur katër persona, gjatë përleshjeve të fundit, raporton Reuters.

Një civilë dhe një zyrtarë i bashkësisë që vjen nga radhët e partisë së presidenti Erdoan, është plagosur nga militantët e Partisë Punëtore Kurde (PPK), në provincën Hakari, afër kufirit të Turqisë me Iranin dhe Irakun, ka thënë një zyrtarë i forcave të sigurisë

Sulmi ka ndodhur pasi një veturë, e cila po barte dy viktimat, kishte refuzuar të ndalonte para një postblloku të vendosur nga militantët kurdë.
Ndërsa në qytetin Cizre janë vrarë edhe dy persona tjetrënë një përleshje mes forcave të rendit dhe militantëve të PPK, ka njoftuar kryetarja e bashkisë, Leyla Imret.

XS
SM
MD
LG