Ndërlidhjet

Emiratet u hakmerren rebelëve Huthi


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Aeroplanë luftarakë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur sulme ajrore kundër disa objektivave në gjithë Jemenin.

Sulmet vijnë një ditë pasi 45 ushtarë të Emirateve janë vrarë në Jemen, nga një sulm me raketë i rebelëve Huthi.

Dhjetë trupa saudite, që luftonin rebelët, janë vrarë po ashtu, kanë konfirmuar zyrtarët sauditë të shtunën.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke bërë përpjekje të rikthejë presidentin e Jemenit, i cili është larguar pasi rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e shumicës së vendit.

Të shtunën, Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu kanë shpallur tre ditë zie për trupat që janë vrarë në provincën Marib të Jemenit.

XS
SM
MD
LG