Ndërlidhjet

Mbahet koncerti kushtuar humanistes Nëna Terezë


Ceremonia e koncertit për Nënën Terezë
Ceremonia e koncertit për Nënën Terezë

Nën patronatin e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës është mbajtur më 5 shtator, në Prishtinë, koncerti kushtuar figurës së humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza.

Në koncert morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe shumë personalitete tjera të jetës politike, të artit, kulturës, fesë, shkencës e fesë. Në koncert ishin të pranishëm edhe edhe përfaqësuese të korit diplomatik ,të akredituar në Prishtinë.

Në koncert u performuan vepra muzikore të kompozitorëve të njohur si dhe aktorë të shquar recituan vargje kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë.

Në përmbyllje të këtij koncerti, u interpretua Himni kushtuar Nënës Terezë, nga Inva Mula.

Koncertin, si dhe krijimin e himnit të Nënës Terezë, ku ishin përfshirë artistë të shumtë të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, i inicioi dhe i organizoi gazetarja, Dijana Toska.

XS
SM
MD
LG