Ndërlidhjet

Gjatë përleshjeve që kanë ndodhur në qytetin strategjik, Marea, kanë mbetur të vdekur 47 luftëtarë islamik dhe rebel, thotë një aktivistë.

Obseravori Sirianë për të Drejtat e Njeriut në, Britani, ka konfirmuar se 27 militantë të grupit ekstremist Sunni, në kuadër të Shtetit Islamik dhe 20 anëtarë të tjerë të grupeve anti-qeveritare janë vrarë gjatë përleshjeve.

Shtetit Islamik është duke tentuar të marr në kontroll qytetin Marea, e cila konsiderohet bastioni kryesorë i rebelëve sirianë, në provincën e Alepos.

Grupi ekstremistë ka thënë se ndërmarrë një sërë sulmesh duke vrarë “dhjetëra” rebelë sirianë.

Sipas Observatorit Sirianë për të Drejtat e Njeriu, deri më tani kanë humbur jetën 200 mijë njerëz, që nga konflikti kur filloi në Siri, në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG