Ndërlidhjet

logo-print

Britania e gatshme të pranojë 15 mijë refugjatë sirianë


Kryeministri britanik David Cameron.

Kryeministri britanik David Cameron.

Gazeta londinezë “Sunday Times” raporton se qeveria britanike është e gatshme të pranojë 15 mijë refugjatë sirianë.

Për këtë qeveria ka kërkuar mbështetjen e Partisë Laboriste, për të filluar një fushatë ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, në Siri.

Gazeta kishte raportuar më herët se ekzistonte mundësia që refugjatët të pranoheshin drejtpërdrejtë nga kampet e Kombeve të Bashkuara, në kufi me Sirinë.

Britania ka pranuar 216 refugjatë gjatë viti të kaluar, përndryshe rreth 5000 sirianë kanë marr statusin e refugjatit, që nga fillimi i konfliktit në Siri, mars 2011.

XS
SM
MD
LG