Ndërlidhjet

logo-print

Australia e gatshme të pranojë azilkërkues nga Siria


Kryeministri i Australisë Tony Abbott.

Kryeministri i Australisë Tony Abbott.

Kryeministri Australian Tony Abbott është shprehur se vendi i tij është i gatshëm të pranojë më shumë emigrantë nga Siria.

Por kryeministri Abbott ka thënë se rritja e numrit të azilkërkuesve sirianë, nuk do të rrisë numrin e përgjithshëm të refugjatëve që Australia tashmë ka pranuar nga e gjithë bota.

Ai nuk ka thënë ndonjë shifër të saktë , por ka dhënë se ata do të pranojnë të marrin më shumë grupe të minoriteteve të persekutuar që janë në kampet e Lindjes së Mesme.

Vetëm gjatë një viti Austarlia ka pranuar refugjatë nga e gjithë bota, prej tyre mbi katër mijë janë nga Siria dhe Iraku.

XS
SM
MD
LG