Ndërlidhjet

SHBA-ja e shqetësuar për “përfshirjen” e Rusisë ushtarakisht në Siri


Sekretari amerikan John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Sekretari amerikan John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, ka shprehur shqetësimin e tij për raportimet “ e përfshirjes së Rusisë me ndihma ushtarake në Siri. Këto shqetësimi sekretari Kerry , i ka shprehur gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

“Sekretari i ka bërë të qartë se nëse këto raportime janë të vërteta, atëherë veprimet e tilla mund të ndikojnë në eskalim të situatës, humbje tjera të jetërave të njerëzve, valë të re të emigrantëve dhe rrezikon konfrontim me vendet e koalicionit kundër Shtetit Islamik” thuhet në një komunikatë për media, të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

Sekretari Kerry dhe ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov janë dakorduar se di t’i vazhdojnë bisedimet për konfliktin në Siri, gjatë këtij muaji në New York.

Mediat në perëndim kanë shkruar se Rusia së fundmi ka zbarkuar personel dhe aeroplanë ushtarak në Siri. Rusia njihet si mbështetëse e regjimit të presidentit Bashar al Assad.

XS
SM
MD
LG