Ndërlidhjet

Mustafa: Zhvillimi i vendit, prioritet mbi prioritete


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se zhvillimi i vendit është me prioritet mbi prioritete.

Ai ka thënë se viti 2015 është vit i sfidave dhe vendimeve të mëdha dhe ka përmendur këtu ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë, pastaj shënjimin e kufirit me Malin e Zi e të tjera.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se, në ditët në vijim, do të punojnë në përmbylljen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë mbrojtëse të vendit.

Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë se gjatë këtij muaji, qeveria do të procedojë me Ligjin mbi investimet strategjike, i cili do të krijojë hapësirë për marrëveshje të drejtpërdrejta me investitorët.

XS
SM
MD
LG