Ndërlidhjet

Ymeri: Politikanët e negociatave, mohues të shtetësisë


Kryetari i VV-së, Visar Ymeri - foto arkivi

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri - foto arkivi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për “ndarjen e pronësisë dhe buxhetit të Kosovës”.

Me krijimin e “Zajednicës” - ashtu siç i referohet Lëvizja Vetëvendosje Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë - po bëhet ndarja e pronave, e këtë ndarje “po e duan më së shumti Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri”, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

“Këta politikanët e negociatave me Serbinë, konkretisht Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Edita Tahri, janë mohuesit kryesorë të Republikës së Kosovës. Në raport me pronën, raport ky themeltar i shtetësisë, Qeveria e Kosovës ka lëvizur nga fakti, i cili thotë se prona padiskutueshëm është e Republikës së Kosovës. Në opinion thotë se ‘mendojmë’ se prona është e jona, mirëpo ky nuk është ‘mendimi’ i vetëm. Kjo është rruga drejt negociatave për pronën dhe kjo me të vërtetë ka qenë rruga gjatë gjithë negociatave”, ka thënë Ymeri, duke shtuar se prejse kanë nisur bisedimet me Serbinë, Republika e Kosovës është kontestuar vazhdimisht.

Ymeri i ka bërë këto deklarata në fillim të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, që është mbajtur në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG