Ndërlidhjet

logo-print

Vriten dy policë turq në përleshje me kurdët


Turqi - foto arkivi

Turqi - foto arkivi

Dy policë turq janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm në juglindje të Turqisë.

Autoritetet kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin në qytetin Diarbakir.

Dhuna midis palëve është intensifikuar prejse Qeveria turke ka nisur një fushatë të madhe “anti-terroriste” kundër militantëve kurdë, në muajin korrik.

Që nga ajo kohë janë vrarë rreth 70 forca turke.

Turqia dhe disa qeveri perëndimore e konsiderojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG