Ndërlidhjet

50 vjet nga fundi i luftës Pakistan-Indi


Pakistan
Pakistan

Pakistani ka shënuar sot Ditën e Mbrojtjes. Në gjithë vendin është mbajtur një minutë heshtje, për të përkujtuar 50-vjetorin e luftës së tij me Indinë, në vitin 1965.

Lufta për territorin e kontestueshëm të Kashmirit ka shkaktuar mijëra viktima te të dyja palët.

Kulmi i përleshjeve ka ndodhur nga muaji prill deri në shtator të vitit 1965, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik i kanë bërë presion Pakistanit dhe Indisë që të pajtohen për armëpushim.

Në janar të vitit 1966, dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen për paqe, që njihet si Deklarata e Tashkentit.

XS
SM
MD
LG