Ndërlidhjet

Papa apelon për strehimin e refugjatëve


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku i ka bërë thirrje çdo famullie evropiane dhe çdo komuniteti fetar të pranojnë nga një familje refugjatësh, në shenjë solidariteti.

“U bëj apel famullive, bashkësive fetare, manastireve dhe faltoreve në të gjithë Evropën që të marrin nga një familje refugjatësh”, ka thënë Papa, pas lutjeve të së dielës në Vatikan.

Sipas tij, nuk mjafton që t’iu thuhet refugjatëve vetëm “kini kurajë dhe kini durim”.

Papa ka thënë se dy famulli në Vatikan do të marrin nga një familje të refugjatëve në ditët e ardhshme.

XS
SM
MD
LG