Ndërlidhjet

Garë me makina në Spanjë, 6 të vdekur


Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy.

Gjashtë njerëz, përfshirë një grua shtatzënë, janë vrarë, pasi një makinë ka dalë nga rruga, gjatë një gare në veriperëndim të Spanjës.

Policia ka thënë se 16 njerëz janë plagosur po ashtu.

Pamjet televizive kanë treguar makinën, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur për spektatorë.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka shprehur ngushëllime përmes një postimi në Twitter.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, pranë qytetit Carral.

Gara me makina më pas është anuluar.

XS
SM
MD
LG