Ndërlidhjet

logo-print

IS-i “shtrin” ndikimin edhe në Taxhikistan


Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, ka thënë se sulmet e fundit në vendin e tij janë kryer nga militantë që ndajnë të njëjtat pikëpamje me grupin xhihadist të Shtetit Islamik (IS).

Të premten, përleshjet midis policisë dhe personave të armatosur në dhe përreth kryeqytetit Dushanbe, kanë lënë 22 persona të vrarë.

Presidenti Rahmon ka thënë se sulmuesit kanë qenë “terroristë” dhe me qëllime të këqija për të destabilizuar situatën.

Sipas vlerësimeve zyrtare, mbi 500 taxhikë u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik.

Ministria e Brendshme e Taxhikistanit ka thënë sot se dy zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes janë ndaluar, nën dyshimet se kanë marrë pjesë në sulmet e së premtes.

XS
SM
MD
LG