Ndërlidhjet

Vuçiq takon nesër Merkelin


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takojë nesër në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Mediat serbe raportojnë se dy zyrtarët do të bisedojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe për krizën me migrantë.

Sipas burimeve të njëjta, nuk ka qenë e planifikuar që Vuçiq në Gjermani të takojë Merkelin, porse ai ka marrë “ftesë befasuese” nga këshilltari i kancelares gjermane.

Më herët është paralajmëruar se Vuçiq, të hënën në Berlin, do t’iu drejtohet anëtarëve të Këshillit për BE të Bundestagut.

XS
SM
MD
LG