Ndërlidhjet

logo-print

Në Izrael protestojnë nxënësit e krishterë


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Disa protestues janë mbledhur para zyrës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të kërkuar fonde më të mëdha për shkollat e krishtera.

Shkollat e krishtera private marrin disa fonde shtetërore, por protestuesit thonë se ato janë shumë më të vogla sesa fondet që u jepen shkollave hebraike.

Po sipas tyre, financimi është reduktuar në përpjekje për t’i bërë nxënësit që t’i bashkohen sistemit publik hebre.

Të 47 shkollat e krishtera të Izraelit janë në grevë prejse ka nisur viti shkollor më 1 shtator.

XS
SM
MD
LG