Ndërlidhjet

Protestuesit në Moldavi kërkojnë dorëheqjen e presidentit


Protesta në Moldavi.
Protesta në Moldavi.


Organizatorët e protestës masive në Moldavi, kanë vendosur një tendë në qytet duke paralajmëruar se nuk do të largohen deri në plotësim e te gjithë kërkesave të tyre.

Me mijëra protestues i janë bashkuar protestës, në kryeqytetin Chisinau, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Nicolae Timofti dhe zgjedhje të menjëhershme.

Kërkesa vjen pas skandalit të bankave, të cilat kanë kanë “zhdukur” rreth një miliard dollarë. Protestuesit poashtu po kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të Bankës Qendrore të Moldavisë.

Policia vlerëson se mbi 60 mijë protestues kanë marrë pjesën në protestën, e cila ka zgjatë për 6 orë, në sheshin kryesor, përballë qeverisë. Një grup që e quan vetën “Dinjiteti dhe e Vërteta” kanë vendosur rreth 30 tenda në qytet.

Rreth një miliard dollarë, që konsiderohet të jetë një e teta e prodhimit të brendshëm të vendit, është zhdukur nga tre banka, pak kohë para zgjedhjeve parlamentare të 2014.

XS
SM
MD
LG