Ndërlidhjet

logo-print

Finlanda vazhdon ndihmën për Kosovën


Ish Presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.

Ish Presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.

Tarja Halone, ish-presidentja e Finlandës, nesër do të vizitojë Prishtinën ku do të jetë një nga folësit kyçe në dy konferenca të nivelit të lartë që do të organizohen nga dy projektet e BE-së në Prishtinë.

Këto projekte janë të udhëhequra nga ekspertë finlandezë, të cilët punojnë për zhvillimin e shërbimeve të mjekësisë ligjore dhe për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Gjatë vizitës së saj të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, presidentja Tarja Halonen do të takohet me udhëheqësit politikë të Kosovës, duke përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga , njofton ambasada e Finlandes ne Prishtinë.

Konferenca mbi ‘Arsimin Cilësor dhe Gjithëpërfshirës Për të Gjithë’, do të sjellë së bashku vendimmarrësit dhe palët e interesuara në sektorin e arsimit në Kosovë për të diskutuar përparimin në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Ndërsa“Konferenca ‘Personat e zhdukur - Rruga përpara’, do të mbledh qeverinë, gjyqësorin, mediat dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm rreth asaj se si Mjekësia Ligjore kontribuon në realizimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen ligjore të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim

Sipas këtij njoftimi, instituti finlandez Kombëtar për Shëndetësi dhe Mirëqenie dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Universiteti i Helsinkit janë duke udhëhequr një projekt të BE-së, i cili synon të zhvillojë Departamentin e Mjekësisë Ligjore të administruar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës në një njësi të gradës së lartë që do të vepronte në përputhje me standardet evropiane dhe të ofrojë shërbime cilësore të mjekësisë ligjore.

Finlanda ka qenë një aktor aktiv ndërkombëtar në rindërtimin e Kosovës dhe ka pasur një bashkëpunim të gjatë në fushat e arsimit gjithëpërfshirës dhe mjekësisë ligjore.

Në lidhje me zbatimin e Projektit të Binjakëzimit të BE-së për Mbështetjen e Plani Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011-2016, të udhëhequr nga institucioni arsimor finlandez Omnia, projekti ka për qëllim të krijojë një sistem të barabartë dhe me cilësi të larta arsimore në Kosovë.

XS
SM
MD
LG