Ndërlidhjet

Iraku lanson sulmet e para me F-16 kundër grupit të militantëve të Shtetit Islamik


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Pentagoni ka konfirmuar se ushtria e Irakut ka ndërmarrë sulme ajrore kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamik, dukë përdorur për herë të parë aeroplanët ushtarakë të tipi F-16, të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook ka vlerësuar Irakun për fushatën kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamik. Ai nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth fushatës ajrore.

Por Gjenerali i forcës ushtarake në Irak, Anwar Hama Amin, i ka thënë AFP-ës, se 15 sulme ajrore janë realizuar nga forcat irakiane, gjatë ditëve të fundit.

Amin ka thënë se këto armë janë përdorur kundër grupeve të Shtetit Islamik në provincat Salaheddin dhe Kirkuk, në veri të Baghdad-it.

XS
SM
MD
LG