Princi Ali bin-Hussein, i cili në zgjedhjet e muajit maj ka pësuar humbje në garën për president të FIFA-s kundruall Sepp Blatterit, nuk e ka vendosur ende nëse do t’i hyjë sërish garës.
Në garën e majit, princi nga Jordania, ia ka pamundësuar Blatterit shumicën e nevojshme në raundin e parë, por është tërhequr në raundin e dytë. Vetëm katër ditë më vonë, Blatter pati thënë se po tërhiqet nga posti, pas përshkallëzimit të skandalit për ryshfet në këtë institucion botëror të futbollit.
Afati i fundit për t’u nominuar për zgjedhjet e muajit shkurt të vitit të ardhshëm, është 26 tetori i këtij viti.