Ndërlidhjet

BE përcakton kuota të reja për migrantë


Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Bashkimi Evropian ka vendosur kuota të reja për vendet e Eurozonës, ndër të cilat Gjermania do të pranojë më shumë se 40 mijë migrantë dhe Franca 30 mijë.

Numri total prej 160 mijë azilkërkuesish thuhet se duhet të ndahet midis vendeve të tjera si Italia, Greqia , Hungaria, ka thënë një burim i BE-së, raporton Reuters.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker është gati të zbulojë një propozim të ri, këtë të mërkurë.

Zyrtarë të BE-së kanë thënë se ai do të propozojë, që edhe 120 mijë migrantë të tjerë të shpërndahen, përjashtuar ata 40 mijë të mëparshëm, përt të cilët Komisioni kishte propozuar më herët shpërndarjen e tyre.

XS
SM
MD
LG