Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat kundër ekstremizmit dhe radikalizmit


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka shqyrtuar të hënën draft-strategjinë nacionale për “Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, citohet në një komunikatë për media, të ketë shprehur “përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”.

Duke theksuar se ekstremizmi i dhunshëm përbën sfidë për të gjitha vendet e botës demokratike, kryeministri Mustafa thuhet të ketë shprehur “vendosmërinë e Kosovës për të qenë pjesë aktive e angazhimeve të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër këtyre dukurive”.

Miratimi i draft-strategjisë nacionale pritet të ndodhë në një “prej takimeve të radhës të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG