Ndërlidhjet

Merkel: Fluksi i migrantëve do ta “ndërrojë” Gjermaninë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se vala e migrantëve në Gjermani do ta “okupojë dhe ndryshojë” vendin në vitet në vazhdim.

Merkel i bëri këto komente sot në një konferencë për shtyp, pasi 20 mijë migrantë besohet se kanë hyrë në Gjermani, gjatë kësaj fundjave.

Kancelarja gjermane ka thënë se “ne duam që ndryshimet të jenë pozitive dhe besojmë se do t’ia arrijmë”.

Koalicioni qeverisës gjerman është pajtuar që të ndajë 6 miliardë euro, për migrantët.

Kancelarja Merkel ka bërë thirrje për “solidaritet bazuar në shpërndarje të drejtë të migrantëve", duke thënë se Evropa e cila bazohet në vlera, duhet ta tregojë veten tani.

XS
SM
MD
LG